Foto: Kallxo.com

Drita humb ndeshjen e parë ndaj Malmos

Skuadra kampione e Kosovës, Drita e Gjilanit, ka humbur ndeshjen e parë në rrethin e parë kualifikues ndaj Malmos së Suedisë me rezultat 3:0.

Në ndeshjen e luajtur në Mitrovicë, gjilanasit vuajtën ndaj kundërshtarit suedez.

Drita e nisi keq këtë ndeshje dhe kaloi në disavantazh qysh në minutën 13 kur Carlos Stranberg shënoi në portën e vendasve.

Në minutën 39, suedezët dyfishuan epërsinë me anë të Arnor Ingvi Traustason ndërsa epilogun e ndeshjes e vuri Markus Rosenberg në minutën 82.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Suedi më 17 korrik.

https://kallxo.com/trajneret-flasin-per-ndeshjen-drita-malmo/