Lojtarë të klubit kampion të Kosovës - Drita - Foto: Facebook/BehgjetPacolli

Drita eliminohet nga Liga e Europës

Drita nuk arriti ta mposht Dudelangen në ndeshjen e kthimit në Mitrovicë, duke barazuar 1:1.

Ndeshjen e parë e kishte fituar skuadra nga Luksemburgu, me rezultat 2:1.

Në pjesën e parë, Drita shënoi gol në minutën e 26’, këtë gol e shënoi me kokë Ardian Limani.

Ndërsa me të filluar pjesa e dytë, mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 46’, deri në fund të ndeshjes nuk pati ndryshime në rezultat.

Kështu që ky barazim bëri që Drita të eliminohet në raundin e dytë të Ligës së Evropës./21Media