Gani Dreshaj, AAK, Istog. Foto: Atdhe Mulla

Dreshaj: Të gjejmë një ligj e të mos i maltretojmë qytetarët

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj ka thënë se Kuvendi duhet ta gjejë një ligj të përshtatshëm e të mos I maltretojë qytetarët.

“Është mirë me e bo një ligj që me funksionu prej sot se çka hallakatim ma shumë veç e dëmtojmë veten dhe publikun që po na shikon sepse nuk jemi personel juridik që mundemi me e kry atë punë. Unë jam biznismen vet e bilancat e mia janë mbyll e kuvendi edhe me u tranu nuk mundet me i rikthy.

Ai po ashtu përmendi çështjen e faljes së borxheve nga qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa.

“ E sa muj me ditë unë na i kemi senet e tjera, kemi krim të organizuar, e kemi KOST-in dhe PTK qeto mujmë me i shpëtu, është mire me u kthy ka kibla e që nuk është vonë kurrë se sa ma mbrapa shkojmë neve na bohen landë ma shumë e si përfundojmë kurrë e që është pabarazi ekonomike e që krimin ma të madh e kemi pasë kur z. Mustafa i ka fal borgjet, unë e kam një vëlla, ai nuk ka pagu kurrë asgjë, atij ju kanë fal e unë kam pagu si budallë. Të gjejmë një ligj të përshtatshëm e të mos i maltretojmë qytetartë”, tha Dreshaj

Në Kuvendin e Kosovës po bëhet shqyrtimi i projektligjit për zgjerimin e kompetencave për konfiskimin e pasurisë.