Ramiz Lladrovci, PDK, Drenas. Foto: Atdhe Mulla

Drenasi vlerësohet me dy çmime për vitin 2018

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se komuna që ai e udhëheq ka fituar dy çmime nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Sipas Lladrovcit, komuna e Drenasit ka fituar çmimin për Arritje në fushën e përfaqësimit të barabartë gjinor në vitin 2018, si dhe çmimin për performancë më të mirë komunale për vitin 2018.

Lladrovci ka shkruar se komuna e tij do të vazhdojë të jetë shembull i zbatimit të ligjit dhe vlerave demokratike.