Drenasi pritet të bëhet me liqen artificial

Komuna e Drenasit pritet të ketë liqenin e vet artificial.

Këtë e bëri të ditur, Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në Facebook.

“Sot, mora konfirmimin zyrtar nga Këshilli për Investime, se Komuna e Drenasit do ta ketë liqenin e vet artificial, ujëmbledhësin që është planifikuar të ndërtohet në Vërboc.Falënderoj të gjithë bartësit e përgjegjësive të nivelit qendror dhe zyrtarët komunal për punën në këtë projekt, përkrahjen e këtij projekti, për këtë sukses që Drenasit dhe Drenicës, i ofrohet një portë e re për zhvillim dhe ngritje e mirëqenies së qytetarëve”, shkroi Lladrovci.

Sipas tij ky është projekt madhor dhe me rëndësi strategjikeqë  së pari siguron ujin i pijes për Drenas dhe disa fshatra të Drenicës, por përfiton edhe bujqësia, turizmi e fushat tjera prodhuese dhe shërbimeve.