Drenasi përgatit një ‘bredh më të fortë’

Në mëngjesin e sotëm KALLXO.com raportoi se bredhi i vendosur për festat e fundvitit në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas ishte rrezuar.

KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Komunës së Drenasit, ku tha se, rrëzimi është bërë nga erëra e mëdha në këtë qytet.

Sipas tij, operatori ekonomik gjatë ditës se sotme do ta vendosë prapë bredhin.

https://kallxo.com/rrezohet-bredhi-ne-drenas/

“Drenasi është në një pozitë rrafshnaltë e që një erë me u ba, Drenasin e dëmton më së shumti. Rrëzimi i bredhit ka ardhur si pasojë e erërave të mëdha atmosferike në komunën tonë. Operatori ekonomik i kontraktuam për zbukurimin e qytetit ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes e ka marrë bredhin e është duke e bërë një përforcim më të madh që t’i qëndrojë erërave”, ka thënë zëdhënësi i Drenasit, Bekim Dobra.

KALLXO.com ka siguruar disa fotografi nga sheshi në Drenas, ku shihet se bredhi është larguar.

Foto: Kallxo.com