Drenasi, komuna me numrin me të madh të drejtoreshave

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka emëruar sot dy drejtoresha në dy drejtori të kësaj komune.

Kjo komunë nga 12 drejtori, nga sot do te udhëheqin 7 gra  dhe 5 burra.

Përmes një postimi në “Facebook” është bërë e ditur se Shqipe Zogu do të udhëheq Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ish asambleiste e Kuvendit Komunal në Drenas për dy mandate dhe Egzona Jetullahi do të udhëheq Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik.

“Drejtorinë e Infrastrukturës Publike do të drejton Idriz Hysenaj, Flutura Avdiu, Drejtorinë e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Anita Abdullahu, Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural dhe Shyqyri Bublaku, Drejtorinë për Buxhet e Financa. Kurse drejtoritë tjera do të drejtohen nga drejtorët aktual” thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Një hulumtim i BIRN për respektimin e barazisë gjinore në përfaqësim të udhëheqjeve të komunave se tregon se deri sot komuna e Drenasit radhitej e dyta me 5 drejtoresha.

Kështu, Komuna e Drenasit kalon në vendin e parë si komuna e vetme në Kosovë me numrin me të madh të drejtorive të udhëhequr nga femrat, duke lënë pas kështu Komunën e Kamenicës që posedon 6 drejtoresha.

Hulumtimi i BIRN-it tregon gjendjen e përfaqësimit gjinor në komuna