Drenasi dhe shkrimtarët kujtojnë shkrimtarin e vrarë, Ymer Elshani

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Drenas dhe Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës organizojnë këtë të premte aktivitetin letrar Sofra poetike “Ymer Elshani”, në kujtim të 20 vjetorit të vrasjes së shkrimtarit Ymer Elshani.

Përmes një njoftimi, LSHK bënë të ditur se aktiviteti kushtuar shkrimtarit për fëmijë Ymer Elshani, do të mbahet të premten, më 19 prill 2019, në orën 12:00 në Shtëpinë e Kulturës në Drenas.

Gjatë këtij aktiviteti, përveç poezive dhe vlerësimeve për Elshani do të promovohet edhe kompleti i veprave të krijuesi Elshani.

Ndërsa, sipas traditës së këtij aktiviteti do të ndahen tri cimet e dhe çmimi special “Sofra”.

Elshani është vrarë  më 17 prill 1999 nga forcat serbe në fshatin Poklek të vjetër të Drenasit bashkë me gruan, të katër djemtë, nënën, kunatën dhe me afro gjashtëdhjetë civilë tjerë shqiptarë.

Elashani ish ndër krijesa më produktivë dhe më të njohur të lartësisë shqipe për fëmijë në Kosovë.