FOTO: Ilustrim

Drenas: Theret një person me thikë, arrestohet i dyshuari

Dy net më parë, policia kishte marrë një informacion se një person ishte therur me thikë nga një person tjetër i dyshuar në Drenas.

Policia ka sqaruar se pas marrjes së informacionit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes nga ku edhe kanë konfiskuar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në rast.

I plagosuri me thikë sipas policisë është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.