Drejtoritë Komunale të Arsimit në Kosovë ‘të gatshme’ për vitin e ri shkollor

Kolegjiumi i Arsimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka konstatuar se Drejtoritë e Arsimit në të gjitha Komunat e Kosovës janë të gatshme për vitin shkollor akademik 2018-2019.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin të drejtorive nga të gjitha Komunat e Kosovës dhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ekrem Kastrati.

Kastrati në takim me Drejtorët Komunal ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë që përfaqëson për një bashkëpunim të vazhdueshëm me Kolegjiumin e Drejtoreve të Arsimit si dhe me AKK-në me qëllim të avancimit të sistemit edukativ në komuna.

Gjithashtu kërkoi nga Komunat mirëkuptim në procesin e ardhshëm të shpërndarjes së teksteve shkollore nëpër komuna, punë kjo e cila kërkon angazhime shtesë nga DAK-të komunale në këtë fillim viti shkollor.

Në vazhdim të takimit nga Drejtorët Komunal në një diskutim të hapur u paraqitën dhe u kërkuan sqarime nga Sekretari i Përgjithshëm i MASHT, Ekrem Kastrati për probleme të ndryshme të cilat janë paraqitur në komuna dhe kërkojnë vëmendjen e kësaj ministrie.

Kastrati dha sqarimet e duhura për këto çështje dhe premtoi që problematikat të cilat janë më madhore do të shqyrtohen merren parasysh dhe do të dalin me zgjidhjen e duhur, e të cilat zgjidhje do të jenë në shërbim të komunave.

Me qëllim të shqyrtimit të këtyre problemeve me Ligjet dhe Udhëzimet Administrative në fuqi u vendos që shumë shpejt MASHT dhe Komunat të organizojnë takime të përbashkëta të veçanta për tu marrë me këto çështje, në mënyrë që të eliminohen paqartësitë eventuale e të cilat janë shkaktare të këtyre problemeve.