Komuna e Gjilanit | Foto: Atdhe Mulla

Drejtoria e Arsimit në Gjilan i 'Fal' 480 Euro Mashtruesit

Një burrë nga Gjilani është arrestuar nën dyshimet se ka mashtruar zyrtarë të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan.

Sipas Policisë, më 20 dhjetor, një person që ishte prezantuar rrejshëm si përfaqësues i një organizate joqeveritare kishte arritur që të përfitojë 480 euro nga Drejtoria e Arsimit të Komunës së Gjilanit.

Sipas raportit ditor të Policisë, i dyshuari kishte përvetësuar të hollat në dy raste të ndara ndërsa për momentin ai gjendet në mbajtje.

KALLXO.com ka kontaktuar Komunën e Gjilanit për detaje lidhur me rastin por Zyrtari për Informim, Ibrahim Ademi tha se nuk komentojnë rastin , pasi është dorëzuar në polici.

“Meqë rasti është lajmëruar në polici nga ana e përfaqësuesve te Drejtorisë së Arsimit, i mbetet organeve të shtetit të zbardhin rastin. Ne besojmë në organet e shtetit”, tha Ademi.