Drejtori i shkollës në Mitrovicë raporton vjedhjen e kryer në shkollë

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në një shkollë në Komunën e Mitrovicës.

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, drejtori i shkollës ku është kryer vjedhja ka raportuar rastin në polici.

Sipas drejtorit, persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shkollës dhe duke thyer disa xhama kanë vjedhur një brusalicë, dy kamera dhe hard diskun.

Në këtë raport, nuk raportohet për persona të arrestuar rreth kësaj vjedhje.