Takimi mes Dejtorit të ri, Rashit Qalaj dhe drejtorëve të departamenteve të Policisë së Kosovës, Foto: PK

Drejtori i ri i Policisë së Kosovës takon drejtorët e departamenteve të Policisë

Drejtori i ri i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, është takuar  sot stafin menaxherial të PK-së, duke përfshirë edhe drejtorët e departamenteve, divizioneve si dhe drejtorët rajonal.

Me anë të një njoftimi, Policia e Kosovës ka njoftuar në lidhje më qëllimin e takimit mes Qalajt dhe stafit të drejtorëve.

“Qëllimi i këtij takimi ishte i një rëndësie të veçantë, ku drejtori z.Qalaj kërkoi nga menagjmenti policor realizimin e objektivave strategjike të cilat dalin nga Plani Zhvillimor Strategjik i Policisë së Kosovës, menaxhimin sa më efikas policor, e në veçanti u potencuan dhe njëherit u kërkua në vazhdimësi ngritja e performances dhe integritetit policor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas njoftimit gjatë takimit u diskutuan edhe çështjet kyçe që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarit, bashkëpunimin dhe takimet me komunitetin, luftën kundër korrupsionit, sigurinë në trafik, parandalimin e veprave kriminale si vjedhjet, grabitjet, drogat.

“U kërkua që të punohet dhe angazhohen edhe më shumë që të  krijohet një klimë edhe më e qetë dhe më e sigurt për të gjithë qytetarët, e që kontribuon edhe në sigurinë e përgjithshme të vendit”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Takimi sipas njoftimit rezultoi me zotimin  për angazhime shtesë nga të gjithë të pranishmit, me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe vendit.

Takimi mes Dejtorit të ri, Rashit Qalaj dhe drejtorëve të departamenteve të Policisë së Kosovës, Foto: PK