Drejtori i Policisë viziton kadetët policorë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka vizituar sot kadetët policorë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Qalaj gjatë vizitës së tij ka inkurajuar kadetët që të japin maksimumin e tyre në përfundimin me sukses të trajnimit, i cili pritet të zgjasë deri në shtator të këtij viti.

Qalaj ka kërkuar nga kadetët që të tregojnë angazhim, përkushtim dhe disiplinë të lartë gjatë trajnimit në Akademi, për të arritur  rezultate sa më pozitive si në anën profesionale, e po ashtu edhe në atë të shkathtësive fizike.

“Implementimi i programeve dhe trajnimeve të dizajnuara në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit, do të jenë primare dhe obligative për të gjithë, në mënyrë që të arrihet profesionalizëm më i  lartë në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, ka thënë Qalaj gjatë vizitës së tij.