Drejtori i Policisë dhe ministri i MPB-së vizitojnë kampin e Njësive Speciale në Mitrovicë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj së bashku më ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, pas përfundimit të operacionit policor në veri vizituan kampin e Njësive Speciale ‘Belvedere’  në Mitrovicë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, kjo vizitë kryesisht kishte karakter mbështetës për njësitet policore duke përfshirë edhe ato të specializuara në luftën e pakompromis ndaj të gjitha veprimtarive kriminale.

Siç thuhet në komunikatë tutje, pas kësaj vizite delegacioni vazhdoi për në rajonin e Gjakovës, ku realizoi një vizitë edhe tek zyrtari policor i cili u plagos gjatë operacionit policor të realizuar gjatë ditës së sotme.

Gjithashtu, Policia e Kosovës është shprehur se mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë pa dallim, dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj secilit individ të involvuar në aktivitete të kundërligjshme pavarësisht rolit dhe funksionit që kanë ata.