Drejtori i AKI-së Raporton në Kuvend për Situatën ‘Pas-Trenit’

Selimaj është thirrur për të raportuar para këtij komisioni parlamentar në kohën kur situata në Kosovë është tensionuar pasi një tren i nisur nga Beogradi të shtunën e kaluar, i ngjyrosur me parulla dhe simbole nacionaliste serbe si dhe me ikonografi ortodokse, nuk u lejua të hyjë në Kosovë.

Raportimi është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa gazetarëve u është lejuar të bëjnë fotografi për pak minuta para se të nisë mbledhja.