Drejtësia për Fajde

Në edicionin e radhës emisioni “Drejtësia në Kosovë” sjell rrëfimin ekskluziv për vetëvrasjen e dy djemve të familjes Mehana nga Mitrovica.

Reportazhi sjell rrëfimin e nënës Sofie, e cila tregon për përvojat e saj në komunikimin me fajdexhinjtë si dhe për amanetet që i lanë djemtë pak orë para se të bënin vetëvrasje.

Në rrëfimin e tij, i vëllai Afrimi tregon për ngjarjen dhe mënyrën se si dy vëllezërit e tij të ndjerë humbën tërë pasurinë. Ai rrëfen për kurthin në të cilën ranë vëllezërit e tij dhe për dështimin e prokurorisë për të dërguar në burg përgjegjësit.

Pjesë e emisionit do të jetë edhe biseda me  drejtorin regjional të Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaqi, i cili ka pranuar se në zonën e tij të përgjegjësisë vazhdon të ketë probleme me fajdenë.

“Policia ka ndërmarrë disa aksione në ndjekje të personave që merren me fajde mirëpo dukuria ende është duke vazhduar”, ka thënë Thaqi.

I pari i Policisë për Mitrovicën ka lansuar akuza për dështime institucionale në trajtimin e kësaj dukurie.

Pjesë e emisionit do të jenë edhe kryeprokurori Shyqyri Syla dhe avokatë nga Mitrovica.

Në pjesën e dytë të emisionit, rubrika “Policia” sjell reportazhin ekskluziv të shkatërrimit të laboratorëve të drogës në qytetin e Pejës.

http://kallxo.com/skema-e-fajdeve-kamata-sa-trefish-borxhi/

http://kallxo.com/aksioni-policor-ne-familjen-e-dyshuar-per-fajde-video/