‘Drejtësia në Kosovë’ Për të Drejtën e Mohuar të Gruas

“Drejtësia në Kosovë”, sonte transmeton emisionin i cili tregon për problemet me të cilat ballafaqohen gratë kosovare për të realizuar të drejtat pronësore.

Poashtu, sonte do të ndiqni rrëfimet ekskluzive të grave viktima të dhunës, të cilat presin me vite të tëra nëpër gjykata për të fituar të drejtat e tyre në trashëgimi dhe  në ndarjen e pasurisë së fituar gjatë jetës bashkëshortore.

Emisioni sjell hulumtimin disajavor, i cili tregon se si gratë viktima të dhunës në familje detyrohen të lënë shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim nga shteti.

Poashtu hulumtimi tregon se Qendrat për Strehimin e Grave viktima të dhunës në familje ligjërisht nuk kanë mundësi t`i strehojnë ato më shumë. Për pasojë, ato mbesin rrugëve.

Emisioni tregon edhe për procesin gjyqësor maratonik të Shyhrete Berishës nga Suhareka e cila kishte humbur familjen në vitin 1999 ndërsa tani po i mohohet qasja në shtëpinë ku ka jetuar me familjen e saj deri në mars të vitit 1999.

Në fund të emisionit, transmetohet rubrika “Policia”, ku do të transmetohen pamjet ekskluzive të aksioneve të Policisë në luftën kundër krimit.

“Drejtësia në Kosovë”, transmetohet çdo të premte në orën 21:20 në RTK, ndërsa repriza transmetohet të hënën në mesditë.