Muri i Qendrës së Paraburgimit në Prizren | Foto: KALLXO.com

‘Drejtësi për Astritin’ në Muret e Qendrës së Paraburgimit

Në Prizren para Qendrës së Paraburgimit kanë filluar të mblidhen aktivistë të “Vetëvendosjes” dhe qytetarë.

Ata në murin e Qendrës së Paraburgimit në Prizren kanë shkruar fjalët “Drejtësi për Astritin” të shoqëruar me fytyrën e ish-aktivistit Astrit Dehari që vdiq në këtë qendër.

“Vetëvendosjes” ftoi dje një tubim para Qendrës së Paraburgimit në Prizren në kërkim të drejtësisë për vdekjen e Astrit Deharit.

Sipas gazetarit të KALLXO.com që po e ndjekë këtë tubim, në mesin e atyre që janë mbledhur ndodhet ish-lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti dhe sekretari organizativ i këtij subjekti Dardan Molliqaj.

Të tubuarit e mbajtën edhe një pankartë me fjalën drejtësi.

tubimi2

tubimi1

qendra

Tubimi përfundoi i qetë, ndërsa organizatorët paralajmëruan se ky tubim nuk do të jetë i fundit.

Astrit Dehari vdiq në rrethana të pasqaruara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren të shtunën e kaluar.

Të enjten u publikuan xhirime të korridorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, aty ku ndodhej qelia ku ishte i paraburgosur Dehari.

Për rjedhjen dhe publikimin e këtyre xhirimeve, familja e ish-aktivistit të “Vetëvendosjes” u ndje shumë e shqetësuar.

http://kallxo.com/prinderit-e-astrit-deharit-te-shqetesuar-pas-publikimit-te-xhirimeve/

Sylë Hoxha kryeprokurori i Prizrenit tha për KALLXO.com se nuk e dinte prej nga kishin rrjedhur xhirimet.

http://kallxo.com/kryeprokurori-syle-hoxha-flet-per-xhirimet-e-dala-nga-burgu-prizrenit/

Astrit Dehari po mbahej në paraburgim si i dyshuar për sulmin me raketahedhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht.