Edhe në Pejë kërkohet drejtësi për Astrit Deharin - Foto: KALLXO.com

Drejtësi për Astritin Kërkohet edhe në Pejë

Në një marsh paqësor të organizuar nga organizata të shoqërisë civile në Pejë është kërkuar zbardhja e rastit të Astrit Deharit, aktivistit të Vetëvendosjes, i cili u gjet i vdekur më 5 nëntor në qeli të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Këtë marsh e ka organizuar organizata joqeveritare “Syri i Vizionit”, e cila është mbështetur edhe nga OJQ të tjera.

Marshuesit janë nisur nga sheshi kryesor i qytetit dhe në duar mbanin pankartën me mbishkrimin “Drejtësi”.

Protestuesit janë ndalur rrethrrotullimi afër Gjykatës dhe Policisë së Pejës, ku janë mbajtur fjalime.

“Familja e  Astrit Deharit, gruaja e tij dhe fëmija i të cilit pritet me lind, miqët e tij dhe qytetarët e Kosovës në përgjithësi kanë të drejtë të pakontestueshme për të besuar në të vërtetën e vdekjes së Astritit”, tha Veton Muja, drejtor i organizatës “Syri i Vizionit”.

“Astriti u burgos si politikë, prandaj është vdekje politike tragjike, e cila nuk ka marrë fund”, tha ndërkaq  Ali Lajçi nga Shoqata e Intelektualëve të Rugovës.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari u gjet i vdekur në qelinë e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor.

http://kallxo.com/vdes-ne-qender-te-paraburgimit-nje-aktivist-i-vv-se/

Dehari po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se ishte pjesëmarrës në sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës në natën e 4 gushtit të këtij viti.

http://kallxo.com/sulmohet-me-mjet-shperthyes-kuvendi-i-kosoves/

Pas procesit të autopsisë, kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë se Dehari ka vdekur nga asfiksia.

http://kallxo.com/syle-hoxha-astrit-dehari-ka-vdekur-nga-asfiksia/

Ndërsa, raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore rreth shkaqeve të vdekjes së Astrit Deharit i bërë publik më 18 nëntor, përcakton se ai ka bërë vetëvrasje.

http://kallxo.com/mjekesia-ligjore-percakton-se-astrit-dehari-beri-vetevrasje/

Ndërkohë, dje Ministria e Drejtësisë ka suspenduar katër zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren në lidhje me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

http://kallxo.com/suspendohen-4-zyrtare-te-qendres-se-paraburgimit-ne-prizren/