Dosja e Prokurorisë: Mishi i skaduar nga Belgjika përfundoi në dyner e qebapa

Anton Jupa si person përgjegjës dhe i vetmi anëtar i personit juridik NTP ” Euro Ida ” me seli në Rahovec, akuzohet se ka importuar nga Belgjika mish gjedhi  me afat të skaduar të përdorimit.

Me këto veprime, Jupa akuzohet se kreu veprën penale të prodhimit dhe vënies në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor.

Në deklaratën e dhënë në prokurori Anton Jupa kishte deklaruar  se ” kompania merret me importim të vajit, qumështit dhe produkteve të mishit, të cilat i mportojmë nga Polinia, Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Italia ”.

Tutje ka deklaraur se kompania e tij në vitin 2015 është marrë me përpunimin e mishit ku krysisht kanë prodhuar suxhuk industrial, përshutë dhe mish të terur, ndërsa pas vitit 2015 kompania nuk është marrë me përpunim e as me prodhim ”.

Anton Jupa në prokurori kishte deklaraur se ” sa i përket importit të mishit, kryesisht importoj: Tremiks Gjedi, mish koke gjedhi, dhe mish industrial gjedhi, të pa përpunuara të cilat nuk i përpunon por ato ia shet kompanive prodhuese ”.

Jupa kishte deklaruar se gjatë periudhës 2016 komanitë   për përpunim qebapash suxhuku e dynerësh nga Drenasi Lipjani e Vushtrria kishin blerë sasi të mishit.

Për sa i përket sasisë së mishit prej 19 mijë kg , Anton Jupa kishte deklaruar se ” mishi i importuar nga Belgjika, ndërsa sasia e mishit të skaduar ka qenë diku 1200 kg, por është asgjësuar i tërë koningjenti sepse ashtu e parasheh procedura ligjore, ngase nga i tëri kontigjenti nëse gjendet edhe një sasi më e vogël mishi me afat të skaduar atëher bëhet asgjësimi i të gjithë sasisë ”.

Tutje Jupa kishte theksuar në prokurori se kjo ishte e para që 10 vite sa merret me importim të produkteve të mishit, e i njëjti thoshtte se importin e kishte bërë me qëllim të shitjes kompanive tjera, të lartpërmendura e të cilat merren me përpunimin e mishit.

Sipas tij ky kontigjent prej 19 mijë kg far nuk ishte lejuar të futet në Kosovë, e i njëjti është ndaluar në terminalet ku sipas procedurave ishte asgjësuar.

Madje Jupa nga kompania belge ka kërkuar edhe kompensim të dëmit që i është shkaktuar, në shumën prej 200.000 Eurove, jo vetëm sa i përket mishit por edhe reputacionit të dëmtuar të kompanisë.

https://kallxo.com/afera-e-mishit-te-skaduar-nga-belgjika-e-hungaria-shqyrtohet-ne-gjykate/

 

Katër muaj pas ngritjes së aktakuzës në lidhje me mishin e skaduar nga Belgjika dhe mishin e pulës me origjinë nga Hungaria, i akuzuari, Anton Jupa është paraqitur në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Pas leximit të aktakuzës, Anton Jupa,  i  akuzuar se importoi nga Belgjika i  19,657 kilogram  mish të skaduar deklaroi para Gjykatës në Prizren se ndihet i pafajshëm.

Avokati i tij Sefer Morina kishte deklaruar se shumica e provave janë shfajësuese çka do të vërtetohet edhe gjatë gjykimit, e që i njëjti sipas avokatit Morina do të shpallet i pafajshëm.

https://kallxo.com/si-prodhohet-suxhuku-lire-se-1-euro/

Në një reportazh ekskluziv i cili u transmetua në emisioni “Drejtësia në Kosovë” trajtoi temën e mishit të importuar nga Belgjika.

Reportazhi sjell rrëfimin nga prokurorët e Prizrenit, të cilët ishin duke hetuar rastin.

Reportazhi tregon për ambientet e përpunimit të mishit, ku lëvizja e minjve është e papenguar dhe niveli i pastërtisë lë shumë për të dëshiruar.

Reportazhi paraqet edhe momentet kur policia dhe AVUK konfiskojnë 1800 kg mish me afat të skaduar në kompaninë e cila dyshohet se ka importuar mish nga Belgjika.

Minj të Ngordhur në Fabrikën e Mishit

 

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’