Dosja e dështimeve të Policisë së Kosovës në parandalimin e vrasjeve

Që nga themelimi i saj, Policia e Kosovës vazhdimisht kërkon që të bashkëpunoj me qytetarët e Kosovës për të parandaluar cdo mundësi të ndonjë vepreje penale.

Njëra nga objektivat kryesore dhe strategjike të Policisë së Kosovës, është “të parandaloj dhe zbulojë krimin”.

Por brenda tetë muajve, Policia e Kosovës dështoi dy herë që të parandaloj dy vrasje të cilat erdhën pas kërcënimeve të paralajmëruara edhe në vetë policinë.

Kjo për shkak se nuk u bind në dy raste se kërcënimet mund të jenë aq serioze dhe mund të përfundonin me vrasje.

Më 7 korrik të vitit të kaluar, Valbona Marku Nrecaj së bashku me vazjën e saj 9 vjecare Klarën ishin vrarë nga bashkëshorti Pjetër Nrecaj.

Disa javë para vrasjes Pjetr Nrecaj ishte arrestuar nga policia, nën dyshimin se kishte sulmuar gruan e tij.

I njëjti ishte paraburgosur 30 ditë, por kjo nuk e ndaloi Pjetër Nrecajn që përsëri të bëj sherr tjetër duke mos e pranuar faktin se bashkëshortja e tij Valbona Marku nuk dëshironte t’i rikthehej pas dhunës fizike që kishte pësuar.

Në bazë të kanunit, Pjetër Nrecaj, pas lirimit nga paraburgimi, kishte mbledhur burrat dhe ishte nisur drejtë shtëpisë së prindërve të Valbona Markut, ku kjo e fundit po qëndronte me fëmijët e saj pas denoncimit që i kishte bërë burrit për sulm fizik.

Pjetër Nrecaj po kërkonte pajtimin me gruan e tij. Pasi që e njëjta nuk kishte pranuar, ndaj saj kishin filluar kërcënimet.

Valbona nuk kishte ndaluar, ajo përsëri kishte kërkuar masë mbrojtëse nga ana e policisë pasi që ndihej e kërcënuar nga bashkëshorti i saj.

E as bashkëshorti nuk u ndal. Ai më kallashnikovë shkoi në shtëpinë e prindërve të gruas së tij dhe me një breshëri plumbash vrau atë dhe të bijën.

Hetimet filluan menjëherë, deri kur prokuroria në shtator të vitit të kaluar, kishte treguar se në mesin e hetimve kanë hyrë edhe disa zyrtarë policor, të cilët po dyshoheshin se kishin neglizhuar thirrjet e Valbona Markut, e cila u vra disa orë pasi kishte lajmëruar edhe kërcënimet e fundit të burrit të saj.

Më saktësisht, më 21 qershor, dy zyrtarët policor me inicialet  N.P. dhe  P.P,  kishin rënë ndesh me detyrat dhe autorizimet policore,  kur në po të njëjtën ditë, së bashku me tani të dënuarin për vrasje Pjetër Nrecaj, kishin shkuar tek shtëpia e prindërve tani të ndjerës Valbona Marku Nrecaj, për ti marrë fëmijët nga aty dhe për t’ja dhënë babait të tyre tani të dënuarit Pjetër Nrecaj.

Vetëm një ditë më vonë, më 22 qershor, viktima Valbona Marku së bashku me vëllain e saj Kujtim Marku, kishin shkuar në Stacionin Policor në Gjakovë, konkretisht te hetuesja e rastit të tyre L.Z, për ta njoftuar me këto veprime të zyrtarëve policorë të një dite më parë dhe hetuesja L. Z. pasi i kishte pritur dhe dëgjuar për rastin, nuk kishte informuar as eprorët e saj e as Prokurorin e Rastit në lidhje me këtë zhvillim.

https://kallxo.com/skandaloze-vrasja-e-nenes-dhe-9-vjecares-hetimet-zbulojne-neglizhencen-e-policise/

Me datën 07.08.2018, në orët e pasdites viktima V. M. Ndrecaj së bashku me vëllanë e saj kishte kontaktuar Policinë e Kosovës respektivisht zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale të Gjakovës duke potencuar para hetuesve se kishte pranuar disa mesazhe elektronike (ku pos mesazhit kërcënues kishte edhe mesazhe me përmbajtje të lutjes për t’u kthyer viktima në familje) nga burri i saj Pjetër Nrecaj.

I dyshuari në datën e njëjtë  kishte shkuar te shtëpia e prindërve të viktimës së bashku me disa të afërm të tij dhe  kishte kërkuar nga e njëjta që të kthehet te shtëpia e tij në fshatin Bitesh.

Pas intervistimit të Valbonës, më 7 gusht dhe pas hapjes së rastit, hetuesit e stacionit policor gjithmonë sipas një sqarimi të Inspektoratit Policor, kishin filluar ndërmarrjen e veprimeve operative, ku fillimisht kishin shkuar në fshatin Bitesh tek shtëpia e të dyshuarit me qëllim të shoqërimit të tij në polici për ta intervistuar.

Pasi hetuesit e Stacionit Policor në Gjakovë të dyshuarin nuk e kishin hasur në shtëpinë e tij, të njëjtin janë munduar që ta kontaktojnë nëpërmjet telefonit, por i dyshuari nuk ishte përgjigjur në telefon.

https://kallxo.com/publikohen-rezultatet-e-hetimit-per-veprimet-e-policise-pas-vrasjes-se-valbona-nrecajt/

Pra, i njëjti nuk kishte arritur të kapet nga policia.

Kjo liri e Pjetër Nrecajt, i mundësoi që vetëm pak orë më pas me kallashnikovë, vret gruan dhe vajzën e tij  9 vjeçare.

https://kallxo.com/vrasje-e-rende-ne-brekoc-burri-dyshohet-se-vrau-gruan-dhe-vajzen/

Pjetër Nrecaj, u arresua menjëherë pasi kishte kryer krimin.

Ai sot u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij Valbona Markut dhe vajzës së tij 9 vjeçare Klarës.

Ngjarja që tmerroi Gjakovën tetë muaj më parë, u përsërit, por kësaj radhe në Prishtinë dhe viktimë ishte një burrë 27 vjeçar.

Mëngjesin e së mërkurës, Prishtina ishte epiqendra e një vrasjeje e cila tmerroi qytetarët.

Në mes të rrugës, prej një veture në veturën e viktimës e kishte qëlluar me armë vëllai i gruas së viktimës.

Arma kishte shkrepur disa herë ndërsa, 27 vjeçari nuk arriti tu mbijetonte plagëve të marra.

Raportimet e para ishin se viktima u vra nga persona të panjohur.  Por gjithçka u zbardh vetëm një ditë më pas.

Rreth orës 7 të mëngjesit, i dyshuari kryesor për vrasjen ishte vetëdorëzuar në polici.

https://kallxo.com/arrestohet-personi-i-dyshuar-per-vrasjen-ne-prishtine/

27 vjeçari kishte paralajmëruar policinë se ishte kërcënuar nga vëllai i gruas së tij vetëm 10 orë para se ai të qëllohej në mes të rrugës “Haxhi Zeka në Prishtinë”.

Sqarimi i policisë erdhi vetëm pas publikimit të informative nga ana e mediave se të njëjtit nuk kishin marrë seriozisht kërcënimet që i kishte paraqitur tani më viktima A. J, 27 vjeçar.

Më 27 shkurt të këtij viti, rreth orës 2:45 të mëngjesit A. J kishte lajmëruar në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë se kishte marrë mesazhë kërcënuese nga B. SH, ky i fundit i dyshuari kryesor për vrasjen, për shkak se viktima e kishte rrahur djalin të dyshuarit.

Viktima në momentin kur kishte lajmëruar policinë e Qendrës se po kërcënohej, ishte nën shoqërinë e vëllait tjetër të gruas së tij.

Policia pas marrjes së informacionit për kërcënime ndaj viktimës, përmes telefonit, kanë kontaktuar B.Sh. 26 vjeçar, i cili në deklarimet e tij kishte thënë se ka qenë vetëm një mosmarrëveshje e vogël dhe se nuk dëshiron të shkoj në stacion për të denoncuar rast ndaj personit A.J. ose thënë shkurt dhëndrit të tij.

Pavarësisht rastit, përderi sa policia ishte lajmëruar se tashmë viktima po kërcënohej me jetë, Policia nuk mori asnjë urdhër për të bastisur shtëpinë e të dyshuarit 26 vjeçar i cili po dërgonte kërcënimet nga Austria.

Tutje policia ka treguar se referuar procedurave pasi nuk ka pasur elemente për te hapur rast, viktima A.J. është udhëzuar që për rastet e kërcënimeve të mëhershme nga miku i tij, me që mesazhet vinin nga Austria, t’i paraqes në stacionin policor “Veriu” Prishtinë, në zonën e banimit të tij,  për ndërmarrje të veprime të mëtutjeshme policore.

https://kallxo.com/si-e-endi-policia-stacion-me-stacion-te-riun-qe-u-vra-dje-ne-prishtine/

Viktima në orën 3 të mëngjesit së 27 shkurtit, ishte parqitur në stacionin policor në veri për të deklaruar rreth mesazheve kërcënuese që i kishte pranuar përmes telefonit nga miku i tij I cili gjendej në Austri.

Policia kishte konstatuar që  “meqë këto mesazhe kërcënuese kanë qenë indirekte, (pasi të njëjtat ishin dërguar në telefonin e bashkëshortes se tij, nga i njëjti është kërkuar që të ftohet bashkëshortja për ti sjellë mesazhet kërcënuese dhe për të deklaruar lidhur me rastin”.

Në orën 7 të mëngjesit të po të njëjtës ditë viktima së bashku me bashkëshorten e tij do të duhej të paraqiteshin në polici për të hapur rastin.

I njëjti nuk ishte paraqitur, dhe vetëm rreth pesë orë ai u vra nga po i njëjti person për të cilin viktima raportoi gjatë gjithë natës në polici se po e kërcënonte.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se ka informacione edhe për “neglizhencën” e policisë, ndërsa vetë Prokurorja e Rastit, Bukurie Gjonbalaj I ka thënë KALLXO.com se do të hetoj atë çka është për tu hetuar.

Gjatë ditës së sotme, në lidhje me të dy rastet u mbajt nga një seancë gjyqsore.

Në rastin e parë, Pjetër Nrecaj u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij.

E, 26 vjeçari me inicialet B. Sh, I dyshuar për vrasjen e dhëndrrit të tij A. J sot doli para gjykatës pasi që ndaj të njëjtit është kërkuar që të paraburgoset për 30 ditë në mënyrë që prokuroria të ketë kohë dhe të mos ketë arratisjen e të dyshuarit në lidhje me rastin.