Doris Pack në familjen e Adem Demaçit

Doris Pack viziton Shqiptar Demaçin

Djali i Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi përmes një publikimi në Facebook ka falënderuar ish- deputeten e Parlamentit Evropian, Doris Pack për vizitën që i ka bërë.

“Na nderoi zonja e madhe Doris Pack si respekt për figurën e Adem Demaçit. E falënderojmë për respektin. Doris Pack- politikane gjermane, ish deputete e Parlamentit Evropian nga viti 1989- 2014” ka shkruar Shqiptari në Facebook.

Shqiptar Demaçi i ka dhuruar zonjës Pack edhe një komplet me veprat e Adem Demaçit.