Ilustrim – Foto: Policia e Kosovës

Dorëzon vullnetarisht armët pa leje në polici

Një qytetar serb nga fshati Ponesh i komunës së Gjilanit ia ka dorëzuar vullnetarisht Policisë armët që i kishte pa leje.

Policia më pas i ka konfiskuar, një armë zjarri model M-48, 20 fishekë kal.7.62mm, 2 fishekë 9 mm, 4 fishekë 7.62mm TT, një fishek i paidentifikuar, si dhe një ndezës të granatës së dorës.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari është liruar.

Kurse rasti i iniciuar mbetet të hetohet.