Dorëzohet në polici i dyshuari për plagojen e një personi në Kçiq të Mitrovicës

H.A., i dyshuar për plagosjen e një personi në Kçiq të Mitrovicës, është vetëdorëzuar para pak çastesh në Policinë e Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Është dorëzu, para pak çastesh në polici personi i cili një natë më parë kishte shkaktuar plagosje në dorë dhe në këmbë të një qytetari në fshatin Kçiq të Mitrovicës”, ka thënë Zahiti për KALLXO.com.

“Personi në fjalë tash gjendet në polici dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është ndaluar në mbajtje”, ka thënë Zahiti.

KALLXO.com, merr vesh se hetuesit e krimteknikës në Policinë e Mitrovicës kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta kërkuar armën me të cilën dyshohet e është kryer plagosja, pasi që i dyshuari H.A. ka deklaruar se arma me të cilën ai kishte shtënë sipas tij ka qenë e viktimës. Dhe se të njëjtën sipas deklaratës së të dyshuarit ai e kishte rrëmbyer nga dora e viktimës dhe pasi ka shtënë me të e ka hedhur në vendin ku ka ndodhur plagosja.

KALLXO.com raportoi sot gjatë ditës për plagosjen e cila kishte ndodhur mbrëmë në fshatin Kçiq.

Të shtëna me armë në Kçiq të Mitrovicës

www.KALLXO.com