Dorëzohen Dy Kroatë të Bosnjës të Akuzuar Për Krime Lufte

Zëdhënësi i prokurorisë boshnjake, Boris Grubesiç i tha BIRN të përkurën se ish-luftëtari i Këshillit Kroat të Mbrojtjes, Josip Kresiç u dorëzua vullnetarisht për marrje në pyetje, ndërsa i dyshuari tjetër Vide Kresiç u kthye në vend nga Kroacia për t’u përballur me hetimin.

Të dy janë të dyshuar për krime kundër civilëve boshnjakë që u mbajtën në spitalin Kostana në Stolaç gjatë luftës.

Sipas Grubesiç, Josip dhe Vide Kresiç dyshohen për torturim dhe trajtim çnjerëzor të civilëve që u paraburgosën ilegalisht në spital. Dy të dyshuarit nuk besohet të jenë të afërm.

Pas marrjes në pyetje të të dyshuarve prokuroria do të vendosë nëse do të kërkojë apo jo arrestimin e tyre.

Vide Kresiç është akuzuar tashmë me krime lufte.

Prokuroria boshnjake e akuzoi atë bashkë me Mile Pazin dhe Ivica Markoviçin për krime në komunën Stolaç në vitin 1993.

Aktakuza pretendon se Pazin, Markoviç dhe Kresiç, të gjithë ish-anëtarë të Këshillit Kroat të Mbrojtjes, arrestuan civilë boshnjakë në verën e vitit 1993 dhe i mbajtën ata në kushte çnjerëzore në Stolac. Ata dyshohet se janë shoqëruar nga ushtarë të tjerë.

Sipas akuzave, civilët u keqtrajtuan fizikisht dhe mendërisht gjatë paraburgimit dhe ishin subjekt i formave të tjera çnjerëzore të trajtimit.

Fillimi i gjyqit për këtë çështje u shty deri më 15 mars sepse prokurori Stanko Blagiç i tha trupit gjykues se ai planifikon të ngrejë një tjetër aktakuzë kundër një prej prej të pandehurve.