Naser Sahiti

Dorëhiqet prorektori i Universitetit të Prishtinës

Naser Sahiti, Prorektor për mësimdhënie dhe çështje të studentëve në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Ai për KALLXO.com ka konfirmuar dorëheqjen mirëpo nuk dha shumë detaje mbi arsyet për të.

“Dorëheqjen e kam ofruar sot dhe arsyet i kam shkruar në letrën e dorëheqjes, disa mospajtime me rektorin”, tha Sahiti.

Lidhur me këtë dorëheqje ka reaguar Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim e ka quajtur këtë dorëheqje të nevojshme.

“Me rastin e dorëheqjes së prorektorit Naser Sahiti, ORCA sjellë në kujtesën e publikut se prorektori ka luajtur një rol negativ në rastin e fundit të avancimeve të “supermenëve” të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike duke u munduar ta relativizojë atë që në publik është perceptuar si shkelje e integritetit akademik’, thuhet në njoftimin e ORCA-s.

ORCA shtoi se mendon se në këtë pozitë duhet vendosur dikush me kredibilitet të lartë akademik, me guxim intelektual dhe gatishmëri për ta çuar përpara zbatimin e standardeve globale të integritetit akademi