Fatmir Xhafaj

Dorëhiqet ministri i Punëve të Brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme në Shqipëri, Fatmir Xhafaj i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama.

Nuk dihen shkaqet, por Rama e njoftoi dorëheqjen e ministrit Xhafaj përmes Twitterit “Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”. ka shkruan Rama në Twitter.

Në vend të tij është emëruar Gjeneral Sandër Lleshi.