Kryetari i Deçanit Rasim Selmanaj | Foto: Atdhe Mulla

Dorëhiqet Kryetari i Deçanit

Rasim Selmanaj, i cili është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga pozita e kryetarit të Komunës së Deçanit.

“Në mes të interpretimeve se mandati i kryetarit përfundon ditën e certifikimit si deputet apo ditën e betimit në seancën konstituive të Parlamentit të Republikës së Kosovës, nga sot jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës së Deçanit”, thuhet ne njoftimin e tij të shkurtë.

Më tej Selmanaj ka treguar se detyrën e tij do vazhdoj ta kryej nënkryetari i komunës Sami Cacaj.

“Detyrën e kryetarit sipas ligjit do ta kryen nënkryetari z. Sami Cacaj një njeri i dëshmuar dhe i përkushtuar gjatë gjithë jetës së tij për lirinë dhe shtetin e Kosovës”, përfundon njoftimi i Semlanajt për dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit, asi ai ka vendosur të vazhdojë jetën e tij politike si deputet në Parlamentin e Kosovës nga koalicioni i PAN.

http://kallxo.com/rasim-selmanaj-perdor-makinen-zyrtare-edhe-pas-doreheqjes/