
Foto: Ramush Haradinaj/Facebook
Donika Kadaj Kthehet në AAK
14.3.2018 - 16:04
Deputetja Donika Kadaj është rikthyer në partinë e saj të parë, ku dikur ishte edhe shefe e grupit parlamentar, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i partise, Ramush Haradinaj
“Me deputeten e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht”, ka shkruar Haradinaj nw Facebook.