Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi

Donika Kadaj-Bujupi në Arrest Shtëpiak

Deputetes së AAK-së Donika Kadaj-Bujupi i është ndërruar masa e sigurisë.

Kadaj-Bujupi nga paraburgimi, tash e tutje do të qëndrojë në arrest shtëpiak.

Lajmin e ndërrimit të masës së sigurisë për Kadaj-Bujupin e bëri të ditur për KALLXO.com avokati i saj Arianit Koci.

Kadaj-Bujupit i ishte caktuar paraburgimi prej 30 ditësh më 18 nëntor nën dyshimet për aktivizim të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit.

Më pas avokati i saj Arianit Koci ishte ankuar në Gjykatën e Apelit ndaj këtij vendimi, por Apeli kishte lënë në fuqi më 23 nëntor paraburgimin për Kadaj-Bujupin.

Megjithatë Koci ishte ankuar edhe në Gjykatën Supreme dhe supremja vendosi që paraburgimin t’ia zëvendësojë deputetes me arrest shtëpiak.