Takimi i Lëvizjes Vetëvendosje - Foto: KALLXO.com

Donika Kadaj- Bujupi e Lëshon Mbledhjen e VV

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Donika Kadaj- Bujupi e ka lëshuar mbledhjen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryesisë së kësaj partie.

Pas daljes nga takimi, Kadaj-Bujupi u tha gazetarëve se mbledhje do të vazhdojë ende.

“Edhe një orë deri në dy orë nuk kryhet takimi”, tha shkurtimisht Kadaj-Bujupi para gazetarëve.

Në këtë takim që ka filluar në orën 15:00 janë duke marrë pjesë edhe të dorëhequrit e Vetëvendosjes.

http://kallxo.com/foto-grupet-e-vv-se-hyjne-ne-takimin-e-krizes/

Takimi vjen pas dorëheqjeve të shumta në Vetëvendosje.