Donald Tusk - Foto: Facebook

Donald Tusk me Plan për të 'Ringjallur' BE-në

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, ka propozuar programin ambicioz, i cili parasheh zhvillimin e 13 samiteve brenda dy viteve të ardhshme, me qëllim të ringjalljes së Bashkimit Europian pas Brexit-it.

Tusk propozimin e përcolli, pas apeleve për ringjalljen e unionit, të bëra nga Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe Presidenti i Francës, Emannuel Macron.

Programi fillon me samitin e unionit që do të zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel, e më pas samitet e udhëheqësve të unionit do të zhvillohen rregullisht deri në qershor të vitit 2019, e do të zhvillohen edhe takime joformale për tema specifike.

Tusk ka propozuar edhe zhvillimin e një samiti të jashtëzakonshëm në Rumani, pas largimit të Britanisë, në mars të vitit 2019, si dhe organizimin e një samiti për siguri një vit më vonë në Vjenë, shkruan rtv21.tv

Në anën tjetër, Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, deklaroi sot se llogaria për largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian do të kap vlerën prej 50 deri në 60 miliardë euro.

Tajani tha se të gjithë duhet të jenë real dhe shtoi se Londra zyrtare nuk po dëshmohet si realiste, pasi që po këmbëngul se llogaria do të jetë 20 miliardë euro.

Ai gjithashtu kritikoi qëndrimin e paqartë të Britanisë në negociatat për Brexit me Brukselin./21Media