Dollapi Mbulon Pusetën e Hapur në Kryeqytet

Banorët e lagjes Kalabria e Re në Prishtinë si duket kanë bërë një zgjidhje alternative lidhur me mbrojtjen nga pusetat e hapura.

Në fotografitë e dërguara nga një qytetar në KALLXO.com shihet se përveq rrugës me baltë në atë zonë një pusetë e hapur është mbuluar me një dollap.

Fotografitë janë bërë në rrugën ‘Sylejman Vuçitërrna’, në lagjen Kalabria e re.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë zëdhënësit e Komunës së Prishtinës për të marrë deklarata mbi gjendjen e rrugës por ata kanë qenë të paqasshëm.