Foto: Kallxo.com

Dokumenti konfidencial mbyll për media raportimin e ish-ministrit për ‘gylenistët’

Një dokument konfidencial për të cilin ish-ministri i Punëve të Bredshme tha se do ta prezantojë gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për hetimin e deportimit të gjashtë shtetasve turq në mars të këtij viti, ka bërë që ky raportim të mbyllet për media.

Në fillim të raportimit, ish-ministri Sefaj tha se nuk mund të flasë për këtë dokument në sy të mediave.

“Më falni që nuk kam mundur të pranoj ftesën më herët por me të vërtetë kam qenë i angazhuar me punë jashtë Kosovës. Gjithashtu dua të them se ky komision është i qëlluar”, tha në fillim të seancës dëgjimore ish ministri Sefaj.

“Gjithë procesi ka filluar nga një dokument konficencial, për këtë arsye mendoj duke kërkuar falje kisha preferuar që mediat të mos jenë këtu për shkak te konfidencialitetit dhe ndjeshmërisë së rastit”, tha Sefaj.

Ai është shkarkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me ish-shefin e AKI-së, Driton Gashi, një ditë pas deportimit të shtetasve turq drejt Turqisë pasi kryeministri tha se nuk e kishte informuar për operacionin e deportimit.

Foto: Kallxo.com