Dokumente të FBI përdoren në rastin e të dyshuarve për terrorizëm

KALLXO.com ka siguruar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj Arijan Kryeziut, i cili është njëri nga 3 të kthyerit nga Siria, të cilët sot kanë dalë para Gjykatës së Prishtinës.

Në kërkesën e Prokurorisë janë dhënë detaje për udhëtimin e tij për në Siri dhe bashkëngjitjen në radhët e organizatës terroriste ISIS.

Arijan Kryeziu është nga Ferizaj.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në grupe terroriste.

I njëjti është kërkuar me fletë-arrest ndërkombëtar që nga viti 2018.

Është në procedurë që nga data 2017.

I njëjti në vitin 2016 kishte udhëtuar përmes pikës kufitare Hani i Elezit për në Siri dhe Irak.

Në kërkesë janë përmendur edhe disa prova të cilat FBI i ka dorëzuar Policisë në momentin kur ky është kthyer në Kosovë.

Përmbajtja e këtij memorandumi nuk është sqaruar në kërkesë.

Arijan Kryeziu Visar Qukovci dhe Agon Misini u sollën mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Prishtinës nën masa të rrepta të sigurisë.

Ata po dyshohen se u janë bashkuar organizatave terroriste në Siri.

Njëri nga të dyshuarit, Arijan Kryeziu vendosi që të mbrohej në heshtje.

Bashkë me ta dyshohet se ishte edhe i mituri R.T., i cili dje me vendim të Gjykatës u dërgua në paraburgim.

Të katërt ishin arrestuar menjëherë pas kthimit nga Siria nën dyshimet për pjesëmarrje në luftërat e huaja.

https://kallxo.com/perfundojne-seancat-degjimore-ndaj-3-te-dyshuarve-per-terrorizem/

www.kallxo.com