DOKUMENT: Pagat e reja të mësuesve

Sindikata e Arsimit ka arritur marrëveshje me koalicionin qeveritar për ndërprerjen e grevës që vazhdonte tash e tre javë.

KALLXO.com ka siguruar dokumentin që tregon pagat e reja të mësimdhënëve sipas marrëveshjes së re.

Sipas këtij dokumenti, paga bazë për  mësimdhënësit e shkollave të mesme do të jetë 717 euro, për atë në nivelim e mesëm të ulët 645 euro, fillore 549 euro, parashkollorë 537 eurp, edukatoret 478 euro dhe punëtorët teknikë 346 euro.

 

Gjatë ditës së sotme është arritur konsensuesi që mësimdhënësit të ndërprejnë grevën dhe që nga e hëna të fillojë mësimi i rregullt.

Marrëveshja e arritur mes Qeverisë dhe SBAShK është bërë pas përmbushjes së kërkesave të tyre për rrijen e koeficientit në Projektligjin për Paga.

Sipas nënkryetares së kësaj sindikate, Vjollca Shala koeficienti nuk është rritur për 30% po rreth 20%.

https://kallxo.com/nenkryetarja-e-sbashk-kemi-rritje-te-koeficientit-rreth-20-per-qind/