(DOKUMENT) I tërhiqet akreditimi këtyre programeve të studimit në universitetet publike

19 programe të studimit në universitete të ndryshme publike nuk do të kenë të drejtën e regjistrimit të studenteve dhe zhvillimit të studimeve sipas vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), mbajti mbledhjen e 57-të të radhës në të cilën u shqyrtuan programet e suspenduara të Bartësve Publik të Arsimit të Lartë, përkatësisht plotësimi i kritereve lidhur me bartësit e programeve/ stafin akademik për programet e studimit ashtu siç është e përcaktuar me Udhëzimin Administrativ për Akreditim.

Pas trajtimit të gjendjes së stafit akademik dhe programeve respektive, të paraqitura nga Bartësit Publik të Arsimit të Lartë, KSHC bazuar në legjislacionin në fuqi, morri vendim për tërheqjen e akreditimit për programet studimore të cilat nuk plotësojnë kriteret e parapara me Udhëzimin Administrativ për Akreditim dhe legjislacionin në fuqi.

Në listën e publikuar nga KSHC figurojnë 19 programe të cilave i është tërhequr akreditimi, ndër to 15 në universitetin e Prishtinës, dy në universitetin e Pejës, një në universitetin e Prizrenit dhe një atë të Ferizajt.

Listën e programeve të cilave i është tërhequr akreditimi mund ta gjeni në fotografinë dhe linkun më poshtë

Ndërkaq kujtojmë se  të gjitha programet e studimeve kanë të drejtën e aplikimit për akreditim, vendimin për të cilën e merr KSHC brenda afatit një vjeçar.

http://akreditimi-ks.org/docs/Reports/Withdrawn57.pdf