Dokufesti Zgjeron Rrënjët në Prizren

Pjesët e qytetit të Prizrenit të cilat janë me interes për qytetarët dhe mysafirët e Dokufestit do të jenë pjesë e festivalit të sivjetshëm.

Drejtoresha e Dokufestit, Nita Deda thotë për KALLXO.com se edicioni i XV i këtij festivali do të ketë shtrirje më të gjerë sa i përket hapësirave ku do të zhvillohet.

“Po planifikojmë organizimin e festivalit më të madh deri tani, jemi duke hulumtuar disa pjesë të reja të qytetit të Prizrenit për zgjerimin e programit të muzikës dhe të filmave”, tha ajo për KALLXO.com.

Sipas Nita Dedës, qyteti i Prizrenit do të vazhdojë të jetë qendër e këtij festivali pasi që tani janë bërë të pandashme nga njëra-tjetra.

“Prizreni përfshihet i gjithi në festival edhe përmes lokacioneve historike si përmes kalasë ku shfaqen filmat ose lumit ose Hamamit të Prizreni por po ashtu edhe përmes njerëzve të Prizrenit të cilët ja japin një vlerë të veçantë”, tha ajo.

Nita Deda e cila ka gjashtë vjet që është pjesë e Dokufestit është zgjedhur drejtoreshe e re, kurse drejtori i mëparshëm Eroll Bilibani, do të jetë drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i organizatës.

Sipas saj, ky ndryshim ka qenë i nevojshëm pasi që Dokufest si organizim është rritur dhe tani ndahet në festival dhe në organizatë.

“Ky ndryshim në udhëheqje ka ndodhur për shkak se festivali dhe organizata është rritë shumë, tani Dokufesti nuk është vetëm një festival por ne funksionojmë gjatë tërë vitit”, tha Deda.

Vitin e kaluar Dokufest ka pasur si temë qendrore migrimin kurse edhe këtë vit i gjithë festivali do të ndërlidhet rreth një temë të caktuar.

http://kallxo.com/permbyllet-dokufesti-me-migrimin-ashtu-si-e-shohin-femijet/

Edicioni i XIII i Dokufestit që është mbajtur në vitin 2014 ka pasur si qëllim mbrojtën e kinemasë “Lumbardhi” e cila do të shndërrohej në një parking publik për vetura.

“Para dy viteve ceremoninë e hapjes së festivalit ja kemi kushtuar mbrojtjes së kinemasë Lumbardhi përmes një performancë e cila ka qenë një performancë protestë… ka plane shumë të mëdha dhe shumë të mira sa i përket asaj hapësire besoj që vitin e ardhshëm kemi me e pa një prej hapësirave më të mira kulturore në Kosovë”, tha ajo.

DokuFest Nis me Rebelim

Festivali do të fillojë me 5 gusht dhe do të zgjasë deri me 13 gusht, një ditë para fillimit të festivalit do të ketë edhe një ekspozitë me fotografi. Pjesë e Dokufestit janë edhe Dokutech, Dokunights dhe Dokukids.

[interaction id=”56d5896f36e5105a3a2fb891″]