Gjykimi i doganierit dhe ish-doganierit - Foto: KALLXO.com
Doganierët akuzohen për kontrabandë me “Zhileta”
Dy doganier njëri serb e tjetri shqiptarë po përballen me një akuzë për tolerim të kontrabandës në veriun e Kosovës gjatë vitit 2014-të
Doganieri Marko Mlladenoviq dhe ish-doganieri Bekim Gashi akuzohen se nuk kanë zhdoganuar një kamion me mallra kozmetike si brisqe të rrojës (zhileta), detergjent dhe pampersa.
Sipas aktakuzës dëmi nga ky mos zhdoganim për buxhetin e Kosovës është në vlerë prej 12 mijë e 622 euro.
Me këtë në bashkëkryerje akuzohen se në shtator të vitit 2014 kanë kryer veprën penale të shmangies nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore.
Dy doganierët njëri prej ë cilëve nuk punon në doganë gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në Mitrovicë kanë mohuar fajësinë për veprën e cila u vihet në barrë.
Në këtë rast të akuzuar janë edhe Filip Filipoviq dhe Milan Stojanoviq për shmangie nga pagesat e detyrueshme doganore.
Këta të fundit nuk kanë dashur të deklarohen lidhur fajësinë e tyre para gjykatësit të rastit Burim Ademi.
Ndërsa lidhur me mosdeklarimin e tyre, gjykatësi Ademi ka thënë se sipas ligjit mosdeklarimi nënkupton mospranim të fajësisë.
Në këto rrethana Ademi i ka njoftuar të palët se në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kundërshtimet e tyre ndaj provave si dhe kërkesën për hedhjen e aktakuzës.
https://kallxo.com/i-akuzuari-ne-spital-shtyhet-gjykimi-per-detergjent-e-pampersa-pa-dogane/
www.kallxo.com