Aksioni i Doganës | Foto: Dogana e Kosovës

Dogana Konfiskon 10 Mijë Litra Naftë

Në një komunikatë për medie Dogana e Kosovës bën të ditur se ka parandaluar kontrabandimin e një sasie të konsiderueshme të derivateve të naftës me anë të një mauneje që po lëvizte në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

“Njësitet  antikontrabandë kanë sinjalizuar për ndalje por fillimisht vozitësi i maunes ka hezituar të ndalet për një  moment, mirëpo  pas reagimit të njësive antikontrabandë maunja është ndalur,” thuhet në komunikatë.

Komunikata sqaron se në maune është gjetur një rezervuar parafabrikat.

“Pas hapjes janë gjetur në brendi një rezervuar parafabrikat për kontrabandim të mallrave të mbushur me derivate te naftës. Për shkaqe sigurie vozitësi  është ndaluar përkohësisht derisa maunja është derguar në doganë,” shpjegon komunikata.

Dogana sasinë e derivateve e vlerëson të jetë mbi 10 mijë litra.

Sipas komunikatës maunja dhe derivatet e zbuluara po mbahen nën mbikëqyrje, ndërsa shoferit të këtij mjeti i është lëshuar vendimi për konfiskim.