Milorad Dodik - Foto: BETA
Dodik: Hetim i Ri për Masakrat e Sarajevës dhe Tuzlës
Lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik, tha të enjten se ekspertë të verifikuar ndërkombëtar[ do të drejtonin një hetim të ri për masakrat e kohës së luftës në Sarajevë dhe Tuzla dhe në bazë të analizave shkencore dhe eksperte do të përcaktojnë nëse ato ishin akte terroriste apo krime lufte.
“Bosnja dhe Hercegovina mund të jetojnë vetëm nëse arrihet e vërteta”, tha Dodik. Mbetet ende për t’u përcaktuar se cilët do të jenë ekspertët dhe nën cilin drejtim do të punojnë ata.
Sipas vendimeve të mëparshme të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të luftës në Hagë, ICTY, më shumë se 100 persona u vranë në dy incidentet në tregun Markale në vitin 1994 dhe 1995.
U përcaktua se predhat u qëlluan nga pozicione që mbaheshin nga Ushtria Serbe e Bosnjës, VRS. Megjithatë, lidershipi serb i Bosnjës i ka sfiduar vendimet, duke fajësuar boshnjakët për sulmin.
Njëzetë e tetë persona u vranë në masakrën në rrugën “Vase Minskina” në Sarajevë në vitin 1992, por askush nuk është dënuar kurrë për këtë krim.
Gjykata shtetërore e Bosnjës, Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës, në qershor 2014 dënoi Novak Djukiç, komandanti i Grupit Taktik “Ozren” të VRS, me 20 vjet burg për sulmet në Kapija në Tuzla në të cilat vdiqën 71 persona.
Duke folur për krimin në vitin 1995 në Tuzla, Dodik tha: “Të gjitha elementet tregojnë se granata nuk mund të ketë ardhur nga pozicionet që mbaheshin nga serbët, duke qenë se ata ishin shumë larg”.
“Edhe nëse ka ardhur nga ato pozicione, nuk do të kishte pasur atë forcë. Hetimet eksperte do të tregojnë nëse është vendosur ndonjë pajisje shpërthyese”, tha Dodik.
Presidenti i Republikës Srpska tha: “Historia për Markalen është gjithashtu e dyshimtë”.