'Demokracia në Veprim'

DnV Tregon Parregullsitë Deri në Mesditë

“Demokracia në Veprim” në konferencën e dytë për gazetarë tregoi për parregullsitë e hasura në balotazhin e sotëm.

Vëzhguesit e këtij rrjeti të organizatave hasën në votim familjar, vështirësi të votuesve për ta gjetur emrin në lista, por edhe raste të publikimit të votës.

Për një rast të publikimit të votës shkroi edhe KALLXO.com.

DnV-ja gjithashtu identifikoi në 27 raste fotografim të votës dhe dy-tri raste për tentim votimi të dyfishtë, ndërsa sipas këtij rrjeti në Fakultetin Filologjik një person është lejuar të votojë, edhe pse kishte sprej në gishta.