Ilustrim

Djemtë e zv/ministrit përfshihen në rrahje

Bashkim Krasniqi, zëvendësministër i Pushtetit Lokal sipas burimeve të KALLXO.com është paraqitur mbrëmë në stacionin e policisë.

KALLXO.com merr vesh se dy djemtë e zëvendësministrit të Qeverisë së Haradinajt, janë përfshirë në një përleshje me dy fqinjë të tyre. Derisa nga kjo përleshje ka edhe të lënduar.

Rasti siç mëson KALLXO.com, ka ndodhur natën e mbrëmshme rreth orës 23:25 në Fushë Kosovë.

I kontaktuar nga KALLXO.com, zëvendësministri Krasniqi ka deklaruar se ai nuk është i përfshirë në rrahje, por dy fëmijët e tij të cilët janë të moshës së mitur.

“Nuk jam përfshirë në rrahje por ka pasur një fjalosje mes fëmijëve të mi me disa fqinjë. Në polici kam qenë si prind i dy fëmijëve, pasi që janë të moshës së mitur”, ka deklaruar zëvendësministri Bashkim Krasniqi.

Bashkim Krasniqi, zëvendesministër në MAPL Foto: MAPL