Foto-ilustrim

Djegia e Mbeturinave i Shkakton Vdekjen një Gruaje

Policia njofton se në Vitomiricë të Pejës një grua ka vdekur nga plagët e marra prej djegieve.

Djegiet, sipas policisë, i janë shkaktuar kësaj gruaje pasi ajo bashkë me burrin e saj kishte ndezur një zjarr për të djegur mbeturinat.

Policia bën me dije se gruaja plagët i mori pasi flakët e këtij zjarri e kapën edhe atë.

Ajo vdiq nga këto plagë në Spitalin e Pejës ku u dërgua për trajtim.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin policor.