Djeg mbeturinat në qytet, gjobitet 200 euro

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka treguar se Inspekcioni ka vendosur 200 euro gjobë, për ndotje të ajrit, përmes ndezjes së mbeturinave në hapësirë  publike.

“Gjobë për ndotje të ajrit – ndezje e mbeturinave në hapësirë publike”, ka shkruar drejtori Tahiri.