Foto: Ilustrim

Djali Sulmon Fizikisht Nënën

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur në Prishtinë dje rreth orës 15:00.

Viktima e këtij sulmi ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Këtë rast Policia po e trajton si dhunë në familje.