Smajl Hajdaraj

Djali i Smajl Hajdarajt kërkon drejtësi në 17 vjetorin e vrasjes së babit

Shpëtim Hajdaraj, djali i zyrtarit, deputetit të vrarë të Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Smajl Hajdaraj, në 17 vjetorin e vrasjes së babit të tij ka përkujtuar atë duke publikuar një fotografi të tij para nisjes në Kuvend në vitin 2002.

Sipas Hajdarajt mos-zbardhja e vrasjes së babait të tij është një padrejtësi dhe një marrëzi që është duke zgjatur.

“Edhe sa do zgjasë kjo marrëzi e padrejtësi? Ne nuk do heqim dorë asnjëherë. Ashtu siç ishe edhe ti, në luftën tënde të drejtë. Nuk patën shanse me u përballë para teje as me përkushtim, as me atdhedashuri, as me profesionalizëm, as me argumente, as me paraardhës. Të ndalën vetëm me vrasje në pusi, tradhti e terr ashtu siç bëjnë të ligët, kriminelët e tradhtarët”, ka shkruar Hajdaraj në Facebook.