FOTO: Ilustrim

Dyshohet se i shkaktoi lëndime trupore një gruaje, arrestohet

Mëngjesin e ditës së djeshme Policia ka marrë informacion për një rast të lëndimit trupor që ka ndodhur në lagjen Emshir në Prishtinë.

Personi i dyshuar me inicialet F. J. sipas policisë dyshohet se ka rrahur një grua dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Zyra për informim e Policisë në Rajonin e Prishtinës, në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se gruaja ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Personi  i dyshuar është arrestuar nga ana e policisë dhe  i njëjti me rekomandimin e prokurorit të shtetit  është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e policisë për KALLXO.com.

Rasti është iniciuar si lëndim i lehtë trupor.