Djali i Adem Demaçit: Dëshira e babait ka qenë për një Kosovë të organizuar

Shqiptar Demaçi, djali i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi ka falënderuar Kuvendin e Kosovës për organizimin e kësaj ceremonie.

Ai tha se babai i tij ka vdekur i qetë dhe më i qetë do të jetë në një Kosovë të organizuar.

“Ju falënderoj për këtë organizim, veç deshta të shtoj që baca Adem ka vdekur i qetë dhe gjithmonë i qetë do të jetë. Edhe më i qetë do të jetë në një Kosovë të organizume. Kështu ka qenë dëshira e tij”, tha Demaçi.

Pas këtij fjalimi, familja, krerët e shtetit e mysafirët, kanë filluar të bëjnë homazhe.